Haaland i lumtur me fitoren, lavdëron Rayan Cherki-n

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ishte sërish protagonist në fitoren e djeshme të Manchester City-t ndaj Bournemouth (3-1).

Haaland, i cili shënoi dygolësh në fitoren ndaj Bournemouth, pas ndeshjes ndau meritat me bashkëlojtarin e tij Rayan Cherki, i cili asistoi në dy golat e norvegjezit.

“Të gjithë e dimë cilësinë e tij, kështu që është e rëndësishme të nxjerrim më të mirën nga secili. Ai dha dy asistime fantastike për mua. Shpresoj të ketë edhe shumë të tjera”, tha Haaland.

City u rikthye te fitorja pas një ndeshjeje zhgënjyese jashtë fushe, dhe Haaland theksoi se skuadra duhet të vazhdojë në këtë ritëm.

“Ishte e rëndësishme të reagonim pas humbjes së fundit. Jam i lumtur që fituam përsëri. Kur fiton, të gjithë janë të lumtur — dhe ky është qëllimi ynë çdo ndeshje”, theksoi norvegjezi.

Haaland shtoi se, pavarësisht nëse shënon apo jo, për të më e rëndësishmja është suksesi i skuadrës.

“Në ndeshjen e kaluar nuk shënova, por për mua nuk ka rëndësi. Dua të ndihmoj ekipin të fitojë — qoftë duke shënuar, duke fituar duele apo me lëvizjet e mia. Dua që skuadra të bëhet më e mirë, ky është roli im”, përfundoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button