Sulmet e SHBA-së në Karaibe/ Trump: Maduro i ka ditët e numëruara

Donald Trump ka minimizuar mundësinë e një lufte të SHBA-së me Venezuelën. Nga ana tjetër Trump deklaroi se ditët e Nicolás Maduro-s si president i vendit janë të numëruara.
“Dyshoj, nuk mendoj kështu. Por ata na kanë trajtuar shumë keq”, tha Trump.
Deklarata vjen teksa SHBA-ja vazhdon sulmet ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe. Administrata Trump deklaroi se sulmet janë të nevojshme për të ndaluar rrjedhën e drogës në SHBA.
Trump hodhi poshtë akuzat se sulmet e SHBA-së synonin rrëzimin e Maduro-s.



