Ahmeti konfuz: Fituam me vota, por s’fituam garën për kryetarë të komunave

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ata kanë fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, apo të votës kombëtare.
Ai tha se ata kanë marrë mbi 23 mijë vota më shumë, por se kanë humbur komunat.
“Ky është një mesazh kompleks që ne e pranojmë me respekt dhe përgjegjësi. Qytetarët kanë treguar se besojnë në vlerat tona dhe në vizionin tonë, por njëkohësisht kërkojnë që të rinovojmë mënyrën si përfaqësojmë kot vlera në teren”, tha Ahmeti.
Ai tha se rezultatet në disa komuna nuk janë pasqyrë e vullnetit real të qytetarëve por pasojë e koalicioneve joparimore dhe marrëveshjeve të përkohshme.
“Që në thelb kanë shkelur frymën e garës demokratike. Këto bashkime artificiale mund të na sjellin fitore afatshkurte në letër, por do të kenë pasoja serioze për progresin dhe arritjet e deritanishme në nivel lokal, pro sidomos në nivel kombëtar”, tha Ahmeti.



