Ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës përsëri filloi regjimi i lirë

Rikthehet lëvizja pa kontrolle midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 1 nëntor dhe zgjat deri në fund të muajit shkurt, raporton ABC.
Kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, ndërsa automjetet me targa shqiptare dhe të Kosovës nuk i nënshtrohen kontrolleve
Marrëveshja për lëvizje të lirë mes dy shteteve synon të lehtësojë qarkullimin, sidomos gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtimeve rritet ndjeshëm.
Midis dy vendeve janë përcaktuar dy periudha që vlejnë për kalim pa kontrolle përkatësisht nga 1 Maji deri më 30 Shtator si dhe duke nisur nga 1 Nëntor deri më 28 Shkurt.
Në total qytetarët e dy vendeve përfitojnë qarkullim pa kontrolle për një periudhë 9 mujore.



