Orban: Kushdo që mbështet Ukrainën, mbështet luftën

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha këtë të premte se udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe ata që mbështesin Ukrainën, në fakt, mbështesin luftën.
Sipas kreut të qeverisë, kjo e përkeqëson më tej situatën në Evropë, duke e shtyrë atë drejt një konflikti ushtarak në shkallë të gjerë.
“Kushdo që mbështet Ukrainën, mbështet luftën”, tha Orban, duke shtuar se udhëheqja e BE-së ende synon t’i ofrojë ndihmë ushtarake dhe financiare Ukrainës duke përdorur buxhetet e vendeve evropiane.
“Lufta kërkon para. Kur Brukseli dërgon para në Ukrainë, ai dërgon paratë e taksapaguesve tanë. Udhëheqësit evropianë nuk e kuptojnë se po luajnë me zjarrin. Sot, Evropa po shkon drejt luftës”, vuri në dukje Kryeministri.
Sipas tij, i vetmi aspekt pozitiv është se Shtetet e Bashkuara, pas zgjedhjes së Donald Trump si president, është miratuar një qëndrim paqeruajtës.
“Sot, janë evropianët ata që flasin për luftë, megjithëse ne nuk i këshillojmë ata ta bëjnë këtë”, shtoi kreu i qeverisë.



