Aksident në Holandë, treni përplaset me kamionin

Një aksident është regjistruar të enjten në mëngjes në Meteren të Holandës , kur një tren u përplas me një kamion, i cili po përpiqej të kalonte në hekurudhë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:30 në kalimin hekurudhor Bredestraat. Kamioni përpiqet të kalojë kalimin dhe më pas frenon dhe kthehet mbrapsht për të bërë kthesën. Megjithatë, kamioni ngec pas barrierave të ulura dhe disa sekonda më vonë përplaset me trenin.

Përplasja plagosi lehtë katër persona, të cilët ndodheshin në kamion. Rreth 200 pasagjerë ishin në tren, të cilët evakuuan trenin dhe më pas u dërguan në stacionin Den Bosch. Aksidenti ndikoi në trafikun e trenave në rrugën midis Utrechtit dhe Den Bosch.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button