VLEN: Marshi i Fitores me Një Zë për Bilall Kasamin!

Para mijëra qytetarëve, sonte Tetova u bë simbol i bashkimit dhe i shpresës, qyteti që ringjalli besimin se e ardhmja VLEN. Marshi i Fitores mbushi rrugët e qytetit me entuziazëm dhe besim në fitoren e 2 nëntorit.
Rrugët u kthyen në një det njerëzish që ecën me një zë, me një qëllim dhe me një besim të fortë se ndryshimi tashmë është i pandalshëm. Në krye të këtij marshi qëndroi Bilall Kasami, njeriu që e transformoi Tetovën, që punën e bëri mision dhe që sot gëzon mbështetjen e tetovarëve si kurrë më parë.
Bashkë me të marshuan udhëheqësit e VLEN-it dhe mijëra shqiptarë që ecën krah për krah, siç ecin ata që ndajnë të njëjtin ideal punën, ndershmërinë dhe përgjegjësinë.
Tetova foli me zë të fortë se ndryshimi ka nisur dhe nuk ndalet më.
Aty ku dikur kishte kaos, sot ka rend.
Aty ku mungonte shpresa, sot ka vizion.
Tetova sot flet me gjuhën e punës, me gjuhën e rezultateve me gjuhën e Bilall Kasamit.
Nga zemra e Pollogut u dha mesazhi i qartë se më 2 nëntor fiton puna, fiton e vërteta mbi mashtrimin, fiton Bilall Kasami.



