Operatori satelitor Turksat nënshkruan marrëveshje partneriteti global me operatorët kinezë

Turksat ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me operatorët kryesor kinezë, ChinaSat dhe Spacesail, transmeton Anadolu.

Operatori satelitor turk njoftoi se marrëveshje përfshin zhvillimin e teknologjive të reja në lidhjen globale të internetit gjatë fluturimit, komunikimet detare, zgjidhjet e lëvizshmërisë tokësore, komunikimet gjatë fatkeqësive dhe emergjencave, si dhe në ofrimin e shërbimeve multi-orbitale dhe shërbimeve të përbashkëta satelitore në tregje të ndryshme.

ChinaSat, operatori më i madh satelitor i Kinës, si dhe Spacerail po punojnë në zgjidhje multi-orbitale dhe kur përpjekjet e tyre kombinohen me Turksat, marrëveshja do të zgjerojë zonën e mbulimit të shërbimeve të komunikimeve satelitore në Turqi dhe në të gjithë botën.

Aero Link, një ofrues shërbimesh të dhënash për aviacionin, si dhe kompania satelitore SinoSat do të bashkëpunojnë si partner zgjidhjesh në shërbimet me kapacitet të lartë që do të zhvillohen në kuadër të marrëveshjes.

Shefi ekzekutiv i Turksat, Ahmed Hamdi Atalay, tha se marrëveshja do të zgjerojë sferën e ndikimit të operatorit në tregun global të komunikimeve satelitore dhe zgjidhjet e zhvilluara së bashku do të përmbushin nevojat e infrastrukturës së komunikimit të shpejtë, të sigurt dhe të pandërprerë, duke kontribuar po ashtu në konkurrencë.

Bashkëpunimi midis Turksat dhe Spacesail, i cili përfshin sisteme multi-orbitale, do të çojë në zhvillimin e zgjidhjeve me kapacitet të lartë dhe me vonesë të ulët që përdorin një kombinim të infrastrukturave të orbitës gjeostacionare të Tokës dhe orbitës së ulët të Tokës për të mundësuar komunikim fleksibël dhe të pandërprerë në sektorët e energjisë, minierave, detarisë dhe aviacionit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button