Çitaku: E vetmja seancë e re që mund të thirret, është ajo për të votuar ose jo Qeverinë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova është në krizë dhe ka nevojë për institucione, raporton Klankosova.tv.
Komentet ajo i bëri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit ku u diskutua për buxhetin në tri komuna: Prishtinë, Zubin Potok dhe Gjilan.
“Rendi i ditës që mund të trajtojmë ne si kryesi e re është thirrja e senacës së re plenare për të votuar ose mos votuar qeverinë e re, çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit, është shkelje e Kushtetutës, ne nuk guxojmë të similojmë normalitet sepse Kosova nuk është në një situatë normale.
Kosova është në krizë, ka nevojë për institucione, takimi te presidentja është nesër, më mirë vonë se kurrë, dhe shpresojmë se liderët politkë aty do konfirmojnë se a ka shumicë të re parlamentare, apo do shkojmë në zgjedhje të reja”, tha Çitaku para mediave.



