Ibrahimi dhe Gashi në Strugë: Mbështetje e plotë për Mendi Qyrën

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka zhvilluar sot një vizitë në Strugë, ku bashkë me kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashin, janë takuar me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Mendi Qyrën.

Ibrahimi ka theksuar se vendimi i VLEN-it për të qëndruar pas kandidaturës së Qyrës ka qenë i drejtë, ndërsa struganët e kanë dëshmuar këtë me mbështetjen e tyre që në raundin e parë të zgjedhjeve.

“Sot, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, vizituam kryetarin e ardhshëm të Strugës, Mendi Qyra. Ishte vendim i duhur i VLEN-it që qëndruam prapa kandidaturës së tij, ndërsa struganët i besuan këtij vendimi qysh në raundin e parë,” ka shkruar Ibrahimi.

Ai ka shtuar se më 2 nëntor pritet të formalizohet fitorja e Qyrës, duke rrethuar numrin 133 në fletëvotim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button