VIDEO/ Stuhia e rrallë godet Francën, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur në Ermont

Një tornado e rrallë ka goditur qytetin Ermont, në veri të Parisit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe humbje njerëzore.
Erërat e fuqishme kanë shkatërruar një kantier ndërtimi, ku tre vinça janë rrëzuar, duke lënë pas një skenë të rrënuar me metale të përthyer.
Sipas autoriteteve, një punëtor humbi jetën, ndërsa dhjetë të tjerë u plagosën, katër prej tyre ndodhen në gjendje kritike.
Dëshmitarët okularë thanë se “qielli u errësua për pak sekonda” përpara se era të shkatërronte skelat dhe të shpërndante mbeturina mbi çatitë e ndërtesave përreth.
Agjencia shtetërore e motit në Francë e përshkroi këtë ngjarje si “të jashtëzakonshme”, duke theksuar se një fenomen i tillë ishte i papritur për zonën pranë kryeqytetit.