ASH: Arben Taravari fitoi bindshëm!

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit i janë kundërpërgjigjur koalicionit VLEN në lidhje me mosrealizimin e censusit në komunat Gostivar dhe Vrapçisht, duke thënë se “pa VMRO-në, VLEN nuk do të ekzistonte më në skenën politike”.
Ata thonë se AKI ka marë mbi 23 mijë vota më shumë se VLEN-i.
“Bojkoti i censuseve në Gostivar e Vrapçisht ishte thikë pas shpine për kandidatët e tyre – që u përdorën si kurbanë. Arben Taravari fitoi bindshëm sepse qytetarët zgjodhën dinjitetin dhe jo pazaret politike në dëm të shqiptarëve. Aleanca për Shqiptarët, së bashku me partnerët, mori mbi 23 mijë vota më shumë se VLEN – një verdikt i qartë i sovranit. Në vend që të shpikin justifikime, VLEN duhet të reflektojë: pse humbën terren, pse mbetën pa njerëz, dhe pse askush nuk u beson më. Shihemi në raundin e dytë”, thonë nga ASH.



