Vritet shefi i Shtabit i Houthive në Jemen

Houthit e Jemenit kanë njoftuar të enjten se Shefi i Shtabit të tyre, Muhammad Abd Al-Karim al-Ghamari, një nga zyrtarët më të lartë ushtarakë të grupit të mbështetur nga Irani, është vrarë gjatë kryerjes së detyrës.

Pa e fajësuar drejtpërdrejt Izraelin për vrasjen e tij, Houthit kanë thënë se konflikti me Izraelin nuk ka mbaruar, raportoi Reuters.

“Izraeli do të marrë ndëshkimin që i takon për krimet që ka kryer”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

Në gusht, Izraeli pati shënjestruar shefin e shtabit të Houthit, ministrin e mbrojtjes dhe figura të tjera të larta në sulmet ajrore në Sanaa të Jemenit, në të cilat u vranë kryeministri i qeverisë së drejtuar nga Houthi dhe disa ministra të tjerë.

Izraeli pati deklaruar atëherë se sulmi ajror kishte në shënjestër al-Ghamari-n, ministrin e mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe se po verifikonte rezultatet.

Ghamari ishte pjesë e “Zyrës së Xhihadit” të Houthit, të udhëhequr nga Abdul Malik al-Houthi, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e operacioneve ushtarake të grupit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar të enjten se Ghamari është vrarë në një sulm izraelit.

“Ne do të veprojmë njësoj kundër çdo kërcënimi tjetër në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button