Mexhiti: Sot Çairi foli me një ZË… faleminderit Çairi im!

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve pas tubimit qendror, duke theksuar se “Çairi foli me një zë”.
Në një status në rrjetet sociale, Mexhiti ka theksuar se qytetarët e Çairit “thanë PO për drejtësinë, ndershmërinë, zhvillimin dhe punën”, ndërsa njëkohësisht “thanë JO gënjeshtrës, ofenduesve të shqiptarëve dhe atyre që e shohin Çairin si trampolinë drejt pushtetit”.
“Sot, Çairi zgjodhi rrugën e dinjitetit, të punës dhe të së ardhmes. Zgjodhi njerëzit që i shërbejnë me zemër, jo ata që e përdorin. Zgjodhi të ecë përpara, me drejtësi, me vlera dhe me vizion,” ka shkruar Mexhiti.
Ai e ka mbyllur mesazhin e tij me një shprehje plot emocione:
“Falemnderit Çairi im ❤️”.