Ibrahimi: Ndryshimi po ndodh, Çairi do të fitojë

Në një atmosferë entuziaste në tubimin qendror të mbajtur në Çair, njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka deklaruar se “Çairi është më i bukur se kurrë, plot vullnet, entuziazëm dhe besim”.

Sipas tij, fitorja e 19 tetorit tashmë “ndjehet si asnjëherë më parë”, ndërsa ndryshimi i filluar vitin e kaluar po vazhdon “me hapa të sigurt”.

“Sonte, në tubimin qendror në Çair, së bashku me krerët e VLEN, u vulos fitorja e 19 tetorit dhe e Izet Mexhitit. Pamja masive e qytetarëve është dëshmi e qartë: Çairi është zgjuar!”, ka theksuar Ibrahimi.

Ai ka shtuar se shqiptarët e Çairit nuk do ta durojnë më “ofendimin dhe nënçmimin” dhe se më 19 tetor “do t’u japin goditjen e fundit abuzuesve dhe zhvatësve”.

“Ndryshimi po ndodh, dhe Çairi do të fitojë! Rretho numrin 7!”, përfundon mesazhi i tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button