Zekerija Berisha u premton banorëve të Vizbegut zgjidhje konkrete për problemin me kanalizimin

Bartësi i listës për Qytetin e Shkupit nga radhët e koalicionit VLEN, Zekerija Berisha ka njoftuar se ka qëndruar në Vizbeg ku me banorët ka biseduar për problemin e kanalizimit, raporton Alfax.mk
“Në Vizbeg bashkëbiseduam me banorët për problemin e kanalizimit që prej kohësh i shqetëson. Si bartës liste nga Koalicioni VLEN në Këshillin e Qytetit të Shkupit, do të angazhohem që kjo çështje të marrë zgjidhje konkrete. Një zë… VLEN 7”, ka shkruar Berisha.