Qamili: Rinia ka qenë vendimmarrëse në mandatin e Kasamit, shumë projekte na presin në mandatin e dytë

Bartësi i listës për këshilltarë në Komunën e Tetovës, Albi Qamili, ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Forumi Rinor në qendër të Tetovës me temë “Zëri i rinisë në vendimmarrje”. Ai tha se në mandatin katërvjeçar të Bilall Kasamit, rinia ka qenë vendimmarrëse dhe se zëri i saj është dëgjuar, duke theksuar se në mandatin e dytë do të ketë edhe shumë projekte enkas për rininë.

Qamili gjithashtu tha se përgjegjësia që e ka marrë si bartës liste për Komunën e Tetovës, është entuziazëm i madh, pasi punën me Kasamin e cilësoi si mjaft të lehtë.

“Përgjegjësia ime nuk është e lehtë, pasi rinia është kapitali më i çmuar që e ka Tetova, por në të njëjtën kjo përgjegjësi është edhe entuziazëm i madh, pasi me Bilall Kasamin është e lehtë ta çosh përpara agjendën rinore. Gjatë mandatit katërvjeçar u organizua vera kulturore, netët rinore, u formua Këshilli rinor dhe Këshilli për parandalimin e delikuencës, pra Kasami ka formuar këshill për të mbrojtur të rinjtë de në të njëjtën kohë ka organizuar aktivitete të ndryshme për rininë. Ai ka qenë i rrethuar me të rinj çdo herë. Ne nuk do të ndalemi këtu. Në katërvjeçarin e ardhshëm kemi shumë për të bërë për rininë”.

“Do të përmendi shtatë arsye pse rinia duhet ta votojë numrin 7: stadiumi i qytetit do të përfundojë, do të vendosim në fokus sallën e vjetër sportive në Qendrën sportive të Tetovës, ndërtimi i leximores dhe bibliotekës, institucionalizimi i mëtejshëm i Qendrës rinore, ndërtimi i parqeve dhe fushave të futbollit në disa lagje, tre pishina të reja dhe gjashtë salla të reja, si dhe organizimi i garave të ndryshme ndërkombëtare në qytetin tonë. Rinia ka qenë vendimmarrëse në mandatin e Bilall Kasamit, zëri i rinisë nuk ka mbetur vetëm në panele, por nuk mjafton me kaq”, tha Qamili.

Në fund ai e ftoi rininë të mobilizohet dhe zgjedhjet e 19 tetorit t’i mbyll që në raundin e parë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button