Fisnik Mela: Bizneset dibrane kanë potencial të jashtëzakonshëm – do të krijojmë kushte të reja për zhvillim dhe punësim

Kandidati i VLEN-it për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, zhvilloi sot një takim me disa nga pronarët e bizneseve lokale, ku morën pjesë edhe Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Mela theksoi se bizneset dibrane përbëjnë një potencial të madh për zhvillimin ekonomik të zonës.

“Bizneset dibrane kanë potencial, kapacitete dhe njerëz të fortë – të gatshëm të zhvillohen dhe të konkurrojnë me dinjitet,” shkroi ai.

Ai theksoi se në programin e VLEN-it, zhvillimi ekonomik lokal është një nga shtyllat kryesore.

“Do të punojmë me përkushtim për të krijuar kushte më të mira, përkrahje reale dhe mundësi të reja për bizneset vendore,” shtoi Mela.

Kandidati përfundoi mesazhin e tij me thirrjen për bashkim rreth vizionit të tij për një Dibër që ecën përpara:

“Një zë, për një Dibër që zhvillohet, punëson dhe qëndron fort!”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button