Maria Corina Machado shpallet fituese e Çmimit Nobel për Paqe 2025

Komiteti Nobel ka njoftuar se fituesja e Çmimit Nobel për Paqe për këtë vit është Maria Corina Machado.
“Ajo e merr Çmimin Nobel për Paqe për punën e saj të palodhshme në promovimin e të drejtave demokratike të popullit të Venezuelës dhe për përpjekjet e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci,” thuhet në njoftimin e komitetit.



