Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Vietnam, 8 të vdekur dhe 5 të zhdukur

Të paktën 8 persona humbën jetën ndërsa 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Vietnam, pasi tajfuni “Matmo” shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu, sipas raporteve të mediave, transmeton Anadolu.

Tre persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, katër në përmbytje të menjëhershme dhe një nga një goditje rrufeje, raportoi “Gazeta e Ushtrisë Popullore”, duke cituar një raport nga Ministria e Bujqësisë dhe Mj

Gazeta drejtohet nga Komisioni Qendror Ushtarak i Partisë Komuniste të Vietnamit dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare. Ajo raportoi se 15.762 shtëpi u përmbytën ndërsa 402 shtëpi pësuan dëme.

Përmbytjet janë të pranishme në 33 komuna dhe 5.455 familje në Thai Nguyen, dhe tre komuna dhe 1.034 familje në Lang Son. Ndërkohë janë përmbytur dhe dëmtuar rreth 15 mijë hektarë me oriz dhe të mbjella.

Kryeministri vietnamez, Pham Minh Chinh ka ndarë 140 miliardë VND (5.3 milionë dollarë) nga fondi i emergjencës i buxhetit qendror të vitit 2025 për të ndihmuar katër provincat veriore të prekura nga përmbytjet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button