Të akuzuarit për deponinë e paligjshme Vardarishte u dënuan me nga tre vjet burg

Me nga tre vite burg, u dënuan të pandehurit për shkaktimin e zjarrit në deponinë ilegale në Vardarishte. Gjykata sot i shpalli fajtorë Maksud Memishin, Almir Asanin dhe Florim Arifin për krijimin e një deponie që përbënte kërcënim për shëndetin e njerëzve dhe shkaktonte ndotje të tokës dhe ajrit.

Në deklaratën shpjeguese të vendimit thuhej se, megjithëse nuk kishin kompani ose leje, ata blenë mbeturina, përkatësisht skrap metali, bateri dhe materiale të tjera në pika të improvizuara në kundërshtim me ligjin për menaxhimin e mbeturinave. Ata i ruanin mbeturinat e mbledhura në rrugën Zendel Xhemail në Shkup, dhe deponitë ilegale përbënin kërcënim për shëndetin e qytetarëve dhe ndotnin mjedisin.

Në seancën e mëparshme, Memishi, Asani dhe Arifi pranuan fajësinë për rrezikimin e mjedisit dhe natyrës sepse ruanin mbeturina dhe krijonin deponi ilegale në rrugën Zendel Xhemail në Shkup, por jo për shkaktimin e zjarrit.

Gjatë muajit shtator u mbajtën një sërë protestash në Komunën e Aerodromit pasi deponia ilegale e mbeturinave Vardarishte u përfshi nga flakët dhe ajri mbante erë mbeturinash dhe plastike.

Kujtojmë se gjatë muajit gusht dhe shtator u raportuan zjarre një sërë zjarresh nëpër deponi, si në Drislla, ajo pranë fshatit Kuklish në komunën e Strumicës, deponia Dellçevë, deponia e qytetit në Komunën e Krushevës, si dhe deponia Vardarishtë në Komunën Gazi Babë. E gjithë kjo kulmoi me zjarrin në Trubarevë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button