Apasiev pozoi para billbordit të Kasamit/ Azizi: Ali ndale argatin tënd në Tetovë

Shefi i shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kreut të “Levica”-s, Dimitar Apasiev, i cili u fotografua para një billboard-i të kandidatit të VLEN për Tetovën, Bilall Kasami.

Në reagimin e tij, Azizi i drejtohet kreut të BDI-së, Ali Ahmeti:

“Ali, është mirë ta ndalësh këtë argatin tënd që e ke dërguar për të të ndihmuar në zgjedhjet e Tetovës dhe për të krijuar tensione ndëretnike. Këto provokime nuk të sjellin vota. Përkundrazi, ti dhe Apasievi e merrni përgjigjen e tetovarëve më 19 tetor.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button