Bislimi bashkëbisedon me bujqit për një Studeniçan më të zhvilluar

Në Karshiakë u zhvillua një takim i hapur me bujq dhe afaristë, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë e zhvillimit bujqësor në komunën e Studeniçanit.
Takimin e përshëndetën Ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani, dhe Zv. Drejtori i Agjencionit për Mbështetje Financiare në Bujqësi, Mevlan Morina, të cilët premtuan një mbështetje më të madhe për fermerët dhe zonat rurale.
“Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për sektorin bujqësor dhe zhvillimin ekonomik të komunës sonë”, tha kandidati për kryetar të Studeniçanit, Sedat Bislimi.
Ai shtoi se “bashkëpunimi mes qeverisë dhe fermerëve është çelësi i një të ardhmeje të qëndrueshme për Studeniçanin dhe një mundësi për të shfrytëzuar potencialin e plotë të tokave tona”.
Takimi u cilësua si një mundësi për të ndarë përvojat, idetë dhe nevojat konkrete të fermerëve, duke forcuar lidhjen mes autoriteteve lokale dhe komunitetit rural.