SHBA-ja kryen sulm kundër “anijes së trafikimit të drogës” në brigjet e Venezuelës, 4 të vrarë

SHBA-ja kreu sot një sulm ndaj “një anijeje trafikimi narkotikësh” në brigjet e Venezuelës, tha shefi i Pentagonit Pete Hegseth, transmeton Anadolu.
“Më herët këtë mëngjes, me urdhër të presidentit (Donald) Trump, udhëzova një sulm vdekjeprurës kinetik ndaj një anijeje trafikimi narkotikësh të lidhur me Organizatat e Caktuara Terroriste në zonën e përgjegjësisë së USSOUTHCOM-it (Komanda Jugore e SHBA-së)”, tha Hegseth në rrjetin social amerikan X.
“Katër narkoterroristë meshkuj në bordin e anijes u vranë në sulm dhe asnjë forcë amerikane nuk u lëndua në operacion”, shtoi ai.
Sulmi u krye në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Venezuelës, ndërsa anija po transportonte “sasi të konsiderueshme narkotikësh – të drejtuara për në Amerikë për të helmuar popullin tonë”, tha shefi amerikan i mbrojtjes.