Izet Mexhiti: Kujdesi për pensionistët do të jetë gjithmonë prioritet në Çair

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me pensionistët e komunës, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së kësaj gjenerate dhe siguroi se kujdesi për ta do të mbetet gjithmonë prioritet i qeverisjes lokale.
“Pasditen e kalova me pensionistët e komunës sonë, me biseda të sinqerta, kujtime interesante për të kaluarën dhe ide të vlefshme për të ardhmen e Çairit,” tha Mexhiti.
Ai shtoi se pensionistët kanë shprehur mirënjohje për kujdesin që është treguar nga qeveria qendrore, sidomos për rritjet e pensioneve.
“Pensionistët tanë ndanë me mua mirënjohjen e tyre për kujdesin që është treguar ndaj tyre nga qeveria, veçanërisht për rritjet e pensioneve. Nga 1 Tetori ka hyrë në fuqi rritja e fundit, e cila së bashku me rritjen që do të vijë në muajin mars përbën një ndihmë shtesë prej 7 mijë denarësh”, u shpreh kandidati i VLEN-it.
Mexhiti theksoi se modeli i qeverisjes që përfaqëson është ai i përgjegjësisë dhe solidaritetit.
“Kjo është mënyra se si qeverisim ne: duke punuar për të gjithë dhe duke ofruar më shumë siguri, dinjitet dhe qetësi për qytetarët tanë”, ësht4 shprehur ai.
Ai gjithashtu u zotua se në Komunën e Çairit pensionistët do të kenë gjithmonë mbështetje dhe respekt.
“Unë i sigurova se edhe në komunën tonë kujdesi për pensionistët nuk do të mungojë kurrë. Do të vazhdojmë të jemi pranë tyre me respekt, përkujdesje dhe mbështetje, duke nderuar gjeneratën që ka punuar e sakrifikuar për të ndërtuar të ardhmen e vendit tonë”, tha Mexhiti.