Ibrahimi: Ndalimi i flotiljes, dëshmia e radhës se prepotenca e arroganca e Izraelit i ka kaluar krejt kufijtë

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka shkruar se ndalimi i flotiljes me mision humanitar në Gaza, është dëshmia e radhës se prepotenca e arroganca e Izraelit i ka kaluar të gjitha kufijtë.
“Ndalimi i flotiljes me mision humanitar në Gaza është dëshmia e radhës se prepotenca e arroganca e Izraelit i ka kaluar krejt kufijtë.
Përveçse kanë vrarë rreth 70 mijë civilë palestinezë, prej të cilëve rreth 20 fëmijë, regjimi gjenocidal i Netanjahut e ka ndaluar në Gaza edhe furnizimin me ushqim, në mënyrë që ata që nuk arrin t’i vrasë me armë, t’i vrasë me uri.
Megjithëse një pjesë e botës po ndërgjegjësohet për Hitlerin e shekullit të ri, kjo nuk është e mjaftueshme që të parandalohet repriza e holokaustit.
Nëse ky gjenocid nuk ndalet sot, hipokrizi do të jenë lotët nesër”, ka shkruar Ibrahimi.