Amnesty International bën thirrje për mbrojtjen e Flotiljes Globale Sumud

Amnesty International, një nga organizatat më të mëdha për të drejtat e njeriut në botë, i është bashkuar zërave globalë që kërkojnë mbrojtjen e Flotiljes Globale Sumud.
Në një postim në X, organizata theksoi se “mosveprimi i vazhdueshëm i shteteve përballë gjenocidit të Izraelit ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës i ka detyruar aktivistët nga e gjithë bota të ndërmarrin masa paqësore për të thyer rrethimin”.
“Shtetet kanë përgjegjësi të garantojnë kalimin e sigurt të flotiljes. Ato duhet të rrisin presionin për të mbrojtur flotiljen dhe të kërkojnë përfundimin e gjenocidit të Izraelit dhe të bllokadës së tij të paligjshme, një herë e përgjithmonë.” – thuhet në deklaratë.