Bashkim Murtezi: Fyerjet nuk janë ide, s’është e fisme t’u përgjigjemi

Sekretari Organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi ka komentuar deklaratën e Ali Ahmeti, ku shqiptarët i ofendon me termin zagarë.
Murtezi thotë se fyerjet nuk janë ide e as nuk e zëvendësojnë programin.
“Kur fjala e parë e një “fushate politike” është “zagarë”, është e qartë që nuk kemi të bëjmë me projekt për qytetarët, por me krizë personale dhe partiake.
Por dihet që fyerjet nuk janë ide e as nuk e zëvendësojnë programin. Sidoqoftë në filozofinë stoike fyerjet nuk janë aq të dëmshme. Ato janë më tepër reflektim i personit që i bën sesa i yni. Fuqia jonë qëndron tek kontrollimi i regaimeve tona.
Prandaj, nuk do të ishte e fisme t’u përgjigjemi në mënyrën që ata e meritojnë, e as nuk duhet t’i japim ofendimeve autoritet mbi mendjen dhe vlerat tona. Vazhdojmë përpara me dinjitet!”, ka shkruar Murtezi.