Fisnik Mela: Gratë janë forca kryesore e ndryshimit në Dibër

Në Dibër, Forumi i Gruas VLEN dëshmoi fuqinë e vërtetë të ndryshimit, duke mbledhur mbështetje të gjerë për kandidatin për kryetar komune, Fisnik Mela.
“Mbështetja e nënave, zonjave, motrave dhe zonjushave dibrane është garanci e fitores së madhe të 19 tetorit dhe e një të ardhme më të mirë,” u shpreh Mela gjatë takimit.
Ai theksoi se gratë janë shtylla kryesore e përfaqësimit dhe themeli i çdo shoqërie:
“Kjo natë po dëshmon se gratë janë forca kryesore e ndryshimit edhe në Dibër.”
Mesazhi i tyre për qytetarët ishte i qartë:
“Dibra VLEN, bashkë fitojmë dhe bashkë do ndërtojmë një Dibër me dinjitet, zhvillim dhe përfaqësim të merituar! Një zë, për Fisnikun! Një zë, 7″.