Ushtria izraelite arreston 22 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë dy gazetarë

Ushtria izraelite arrestoi 22 palestinezë, përfshirë dy gazetarë, në një bastisje në qytetin Nablus dhe rrethinat e tij në veri të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite bastisi qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, kampet e refugjatëve Askar dhe Balata, si dhe qytetet Beita, Zawata dhe Kafr Qalil.

Ushtarët izraelitë hynë me forcë në shtëpitë palestineze në zonat e bastisura, i kontrolluan ato dhe dëmtuan sendet e tyre.

Ushtarët izraelitë arrestuan gazetarët Mohammed Mana dhe Nawwaf al-Amir në qytetet Zawata dhe Kafr Qalil, dhe arrestuan 20 palestinezë të tjerë në zonat e bastisura.

Që kur Izraeli nisi ofensivën e tij kundër Rripit të Gazës më 7 tetor 2023, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button