Aktivisti turk: Flotilja e ndihmës për në Gaza u sulmua nga dhjetëra dronë, u hodhën pluhura kimikë

Një aktivist turk në bordin e Flotiljes Globale “Sumud”, e cila po udhëton drejt Gazës, tha se konvoji civil i ndihmave u vu në shënjestër të dhjetëra sulmeve me dronë të martën, me disa që hodhën pluhura kimikë drejtpërdrejt mbi anijet, ndërsa të tjerë lëshuan bomba zanore pranë tyre.

Huzeyfe Küçükaytekin, i cili iu bashkua flotiljes nga Bosnjë e Hercegovina, tha për Anadolu se konvoji, i nisur për të dërguar ndihma humanitare dhe për të sfiduar bllokadën izraelite ndaj Gazës, u sulmua nga dronë në orët e para të 24 shtatorit.

Sipas tij, dronë mbikëqyrjes kishin fluturuar mbi flotilje për disa ditë, por në mbrëmjen e 23 shtatorit, ata nisën të shfaqeshin më herët se zakonisht. Sulmi i parë ndodhi rreth orës 01:30 të 24 shtatorit, kur dy anije u goditën me pluhura kimikë të paidentifikuar.

“Si përgjigje, anijet udhëheqëse e ngadalësuan lëvizjen, ndërsa ato pas tyre e rritën shpejtësinë për t’u rigrupuar”, tha ai. “Menjëherë pas kësaj, dhjetëra dronë nisën sulme të njëpasnjëshme”, tregon Küçükaytekin.

“Disa prej dronëve sulmuan drejtpërdrejt anijet, ndërsa të tjerë hodhën bomba zanore pranë tyre. U bënë përpjekje të qëllimshme për të dëmtuar velat e anijeve me vela, në veçanti”, shtoi Küçükaytekin.

“Sipas mendimit tonë, ata kishin një listë që tregonte kush ndodhej në secilën anije. Ata kryen tri sulme radhazi ndaj disa anijeve, veçanërisht atyre që transportonin deputetë, për të dëmtuar velat e tyre”, thotë ai.

Disa anije arritën të shpëtonin pa dëme, megjithatë, Küçükaytekin tha se sulmet vazhduan deri rreth orës 07:00 të mëngjesit, kur u pa se dronët e fundit u tërhoqën.

– Substanca e panjohur po hetohet

Askush nuk u plagos gjatë sulmeve, tha Küçükaytekin, edhe pse një anije u godit nga një pajisje në formë baloni që lëshoi një pluhur të panjohur.

“Një prej këtyre goditi një mik tonin në fytyrë dhe gjendja e tij po monitorohet”, shpjegoi ai, duke iu referuar anijes “Conscience”.

Më 2 maj, anija “Conscience”, që i përket Koalicionit të Flotiljes së Lirisë dhe transportonte ndihma për Gazën, u sulmua nga dronë në ujërat ndërkombëtare pranë Maltës, duke shkaktuar zjarr dhe dëme strukturore.

“Kjo sepse në sulmet e mëparshme me dronë, efektet e këtyre pluhurave me bazë kimike shfaqeshin vetëm pas dy ose tre ditësh”, shtoi ai, duke iu referuar sërish anijes “Conscience”.

Küçükaytekin tha se Flotilja Globale “Sumud” është një nismë plotësisht civile dhe se grupi ka kërkuar në mënyrë të përsëritur nga OKB-ja të ofrojë mbrojtje.

– Flotilja vazhdon misionin e saj

Ai vuri në dukje se Italia raportohet se ka vendosur një anije luftarake për të mbështetur flotiljen dhe e përgëzoi Romën si një nga mbështetëset më të forta të kësaj përpjekjeje.

“Edhe gjatë sulmeve ne nuk u ndalëm. Kur filluan sulmet, flotilja u mblodh bashkë pasi ishim shpërndarë pak. Ne ende po vazhdojmë përpara, pa ndalesa. Dy anijet që përmendëm kanë dëmtime në vela dhe janë duke u riparuar. Ne vazhdojmë rrugën tonë”, tha ai.

Flotilja Globale “Sumud” tashmë është nisur nga Greqia. Sulmet me dronë ndodhën brenda zonës së përgjegjësisë SAR të Greqisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button