Edhe Andorra njeh Shtetin e Palestinës

Andorra iu bashkua vendeve që njohën shtetin palestinez në konferencën franko-saudite në OKB.
Përfaqësuesi i Andorrës tha se “kjo asamble, me një shumicë dërrmuese, beson se populli palestinez duhet të jetojë në paqe dhe siguri në shtetin e vet, krah për krah me shtetin e Izraelit.
“Bazuar në këtë mirëkuptim të gjerë, qeveria e Andorrës miratoi njohjen e Palestinës. Ne do të vazhdojmë të bëjmë thirrje me vendosmëri për lirimin e të gjithë pengjeve, çarmatosjen e Hamasit – autorëve të mizorive të 7 tetorit 2023 – dhe krijimin e një shteti palestinez të demilitarizuar që do të ekzistojë nën një qeveri të reformuar që përjashton Hamasin nga qeverisja”, tha përfaqësuesi i Andorrës në OKB.