Tirana Film Festival shkëput partneritetin me Ambasadën e Izraelit dhe heq logon e tyre

Tirana Film Festival ka bërë një deklaratë zyrtare në profilin e vet në Instagram këtë të shtunë, ku njofton se ka marrë vendimin ta ndërpresë bashkëpunimin ose financimin nga ambasada izraelite dhe ta largojë logon e tyre.
Në deklaratë shkruhet: “Për ne, arti është gjithmonë më i rëndësishëm se politika. Ne qëndrojmë fort kundër të gjitha formave të gjenocidit, dhunës, shtypjes dhe padrejtësisë. Ne duam të krijojmë ura, jo barriera, dhe të nxisim dialogun dhe lidhjen përmes kinemasë. Për këtë arsye, sot kemi marrë masat e nevojshme duke hequr logon dhe duke shkëputur partneritetin me ambasadën izraelite.”
Më tej, shpjegohet se meqënëse shteti izraelit i ndërpreu fondet Festivalit Ophir pas ndarjes së Çmimit për një film palestinez, tërheqja vjen edhe si simbolikë, si një deklaratë parimore, një gjest solidariteti dhe një kujtesë se TIFF-ja mbështet lirinë, artin dhe artistët kudo që janë

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button