Bilall Kasami uron Qeverinë e re të Shqipërisë: “Çdo sukses i Shqipërisë është sukses i mbarë kombit”

Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka dërguar urimet e tij për rizgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

“Shqipëria sot është bërë shembull i progresit për të gjithë shtetet, duke ecur me hapa të mëdhenj përpara në zhvillim, në modernizim dhe me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këto janë arritje që na bëjnë krenarë të gjithëve, sepse çdo sukses i Shqipërisë është sukses i mbarë kombit tonë,” tha Kasami.

Ai theksoi se pret një bashkëpunim edhe më të madh mes dy qeverive, duke u ndalur te fushat kyçe: “Presim bashkëpunim edhe më të madh mes dy qeverive, në arsim, ekonomi, kulturë dhe zhvillim, që të rinjtë tanë të kenë më shumë mundësi dhe perspektivë në vendin e tyre.”

Në fund të urimit të tij, Kasami shprehu dëshirën që ky mandat i ri të sjellë frymë uniteti për gjithë kombin shqiptar:

“Uroj që ky mandat i ri të sjellë më shumë fuqi, unitet dhe dinjitet për kombin shqiptar kudo që jeton.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button