Sedat Bislimi: Premtimet për Moranën do të shndërrohen në projekte konkrete

Kandidati i koalicionit VLEN-it për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka hapur zyrtarisht shtabin zgjedhor në Moranë, në një ngjarje ku mori pjesë edhe deputeti i zonës, Bekim Sali.
“Shef i shtabit lokal u caktua Erduan Ali, i cili është gjithashtu kandidat për këshilltar në listën e VLEN-it me numrin rendor 4″, thuhet në njoftim.
Duke folur para banorëve, deputeti Bekim Sali theksoi rëndësinë e mbështetjes për kandidatin e VLEN-it për kryetar komune.
“Ai ka përkrahjen e qeverisë dhe me të, nevojat e Moranës do të jenë pjesë e plan-programit 4-vjeçar,” deklaroi Sali.
Nga ana e tij, kandidati për kryetar komune, Sedat Bislimi, prezantoi programin e tij për Moranën, duke nënvizuar disa nga prioritetet kryesore:
-ndërtimi i objektit të ri të shkollës,
-hapja e çerdhes,
-kanalizimi,
-infrastruktura rrugore.
“Morana do të ketë vend të veçantë në programin tonë. Premtimet tona do të shndërrohen në projekte konkrete”, tha Bislimi.