Qyra: E dimë të kaluarën e qytetit të Strugës, unë kërkoj votë për të ardhmen dhe projektet që do t’i realizojmë

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra sot në press konferencë pemtoi një fushatë të civilizuar dhe qytetare pa fyerje ndaj kundërshtarëve politikë dhe të njëjtën gjë e kërkoi edhe nga kundërshtarët e tij, duke thënë se nuk do të shikojë prapa asaj që ka ndodhur në të kaluarën, por do të punojë për të ardhmen.

“Nuk dua të kthehem prapa dhe të flas për të kaluarën. Qytetarët e dinë të kaluarën dhe ne do të punojmë për të ardhmen, do të kërkojmë votën për të ardhmen. Do të flasim për atë që do të bëjmë, jo për atë që kanë bërë ata”, ka thënë Qyra.
“Kemi informacione se ka presion mbi punonjësit që të merren me politikë. Dihet se kush do të jetë kryetar komune nga 19 tetori dhe këto institucione duhet të depolitizohen”, theksoi Qyra.

Qyra paralajmëroi zgjerimin e rrugës Moroishtë – Strugë si dhe shumë projekte infrastrukturore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button