Anija e parë e Flotiljes Globale Sumud niset nga Tunizia drejt Gazës

Anija e parë e Flotiljes Globale Sumud është nisur nga porti i Bizertes, në veri të Tunizisë, me destinacion Gazën, raporton Al Jazeera, përcjell alfax.mk.
Anijet e mbetura do të mblidhen në det dhe më pas do të nisen së bashku drejt Gazës, me synimin për të thyer bllokadën izraelite dhe për të dërguar ushqime e ndihma mjekësore.
Flotilja përfshin më shumë se 40 anije, me mbi 800 aktivistë nga 44 vende të ndryshme.



