Ibrahimi: Mbi 20 vjet kanë udhëheq me Studeniçanin dhe ende flasin për asfaltim rrugësh, ata nuk e meritojnë besimin e qytetarëve

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në komunën e Studeniçanit si dhe promovimit të kandidatit për kryetar komune, Sedat Bislimi.
Ibrahimi, midis tjerash ka komentuar paraqitjen e kandidatëve tjerë që e kanë pasur shansin që të udhëheqin me Studeniçanin.
Edhe pse mbi 20 vite ata kanë udhëheq me këtë komunë, ende sot e kësaj dite po flasin për asfaltim rrugësh.
“Ata e kanë pasur shansin. E kanë pasur shansin mbi 20 vjet ta udhëheqin Studeniçanin. Dhe në kohën që vijmë në vitin 2025, e nëqoftëse ata vijnë akoma të flasin se do e shtrojmë këtë rrugë, e do e bëjmë ujin e pijshëm i bie se ata gjatë kësaj kohe nuk i kanë bërë ato punë. Dhe dikush i cili e ka pasur atë shans dhe nuk e ka shfrytëzuar që ta bëjë atë punë, sinqerisht e mendoj se nuk e meriton edhe njëherë besimin e banorëve të Studeniçanit”, tha Ibrahimi.



