Këshilli i Sigurimit i OKB-së jep deklaratë mbi sulmin në Doha

Këshilli i Sigurimit i OKB-së publikoi një deklaratë përpara mbledhjes urgjente të mbajtur të enjten, duke dënuar sulmet izraelite që kishin në shënjestër drejtuesit e Hamasit në Doha.
Deklarata u miratua nga të 15 anëtarët e Këshillit, përfshirë edhe SHBA-të.
“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehën dënimin e tyre për sulmet e fundit në Doha, territor i një ndërmjetësi kyç, më 9 shtator. Ata shprehën keqardhje të thellë për humbjen e jetëve civile,” thuhet në deklaratën e hartuar nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
Më tej shtohet: “Anëtarët e Këshillit theksuan rëndësinë e de-përshkallëzimit dhe shprehën solidaritetin e tyre me Katarin. Ata nënvizuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Katarit, në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së.
Anëtarët e Këshillit rikujtuan mbështetjen e tyre për rolin jetik që Katari vazhdon të luajë në përpjekjet ndërmjetësuese në rajon, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara.
Anëtarët e Këshillit theksuan se lirimi i pengjeve, përfshirë ata të vrarë nga Hamasi, si dhe përfundimi i luftës dhe vuajtjeve në Gaza, duhet të mbeten prioriteti ynë kryesor. Në këtë drejtim, ata përsëritën rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike të Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së, dhe u bënë thirrje palëve që të shfrytëzojnë mundësinë për paqe.”