Bekim Sali: Në Studeniçan u ndje fuqishëm fryma e ndryshimit

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka reaguar pas hapjes së shtabit zgjedhor të koalicionit në Komunën e Studeniçanit, duke theksuar mbështetjen e fuqishme të banorëve, raporton alfax.mk.
“Sonte në Studeniçan u ndje fuqishëm fryma e ndryshimit! Në këtë vend ku gjithmonë janë kultivuar vlerat familjare, ku gjeneratat kanë udhëhequr me vizion e përkushtim, sot hapëm një kapitull të ri”, ka shkruar Sali.
Ai bëri të ditur se së bashku me krerët e VLEN-it u inaugurua shtabi zgjedhor, ndërsa kandidati për kryetar komune, Sedat Bislimi, dha një mesazh të qartë:
– “Ka ardhur koha për ndryshim.
– Ka ardhur koha për rininë.
– Ka ardhur koha për profesionalizëm dhe përkushtim.
– Ka ardhur koha për vepra konkrete.”
Sali shtoi se Studeniçani meriton më shumë, ndërsa Karshiaka ka nevojë për zhvillim.
“Zhvillimi do të jetë kryefjala jonë. Ne besojmë, ne veprojmë, ne fitojmë!”, theksoi deputeti i VLEN-it. /alfax.mk/