Sedat Bislimi: Ndryshimi i shumëpritur për Studeniçanin filloi prej sonte

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, përmes një njoftimi ka falënderuar banorët për mbështetjen e fuqishme gjatë hapjes së shtabit zgjedhor.
“Të dashur banorë të Studeniçanit, faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme sonte! Hapja e shtabit tonë u shndërrua në një tubim madhështor që tregoi se NDRYSHIMI që VLEN është i pashmangshëm”, ka deklaruar Bislimi.
Ai theksoi se besimi i qytetarëve është motivi kryesor i fushatës.
“Besimi dhe përkrahja juaj janë forca jonë. Ndryshimi i shumëpritur për komunën tonë filloi prej sonte!”, ka shtuar kandidati i VLEN-it.