Ibrahimi uron 8 shtatorin- Ditën e Pavarësisë

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka uruar për Pavarësinë e Maqedonisë së Veriut.
“Me 8 shtator të vitit 1991, Maqedonia e Veriut u shkëput nga ish Jugosllavia dhe në këtë mënyrë u bë sovrane dhe e pavarur.
Sot ajo është pjesë e NATO-s që është garanca e sigurisë në botë dhe Ballkan.
Orientimi i saj është integrimi në Bashkimin Evropian.
Urime 8 shtatori- Dita e Pavarësisë!”, ka shkruar Ibrahimi.