Ministri spanjoll: Ekipi izraelit i çiklizmit duhet përjashtuar nga Vuelta

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, tha se do të mbështeste përjashtimin e ekipit izraelit Israel-Premier Tech nga gara Vuelta pas një proteste pro-palestineze që ndërpreu ngjarjen.
“Do ta kuptoja dhe do të isha në favor që ekipi izraelit të hiqej nga gara,” tha Albares.
Ai shtoi:
“Duhet t’i dërgojmë një mesazh Izraelit dhe shoqërisë izraelite se Europa dhe Izraeli mund të kenë marrëdhënie normale vetëm kur respektohen të drejtat e njeriut.”
Protesta e së mërkurës në qytetin verior të Bilbaos krijoi skena kaotike. Turma shtyu pengesa të përkohshme metalike përgjatë kilometrave të fundit të kursit, ndërsa policia dhe sigurimi mbajtën demonstruesit larg.
Shumë protestues mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta pro-Palestinë. /Al Jazeera/



