Papa Leo bën thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Papa Leo, i cili u bë pontifi i parë amerikan në maj, ka bërë një thirrje të fuqishme për t’i dhënë fund konfliktit pothuajse dyvjeçar, duke kërkuar një armëpushim të përhershëm, lirimin e pengjeve dhe dërgimin e ndihmave humanitare.
“Edhe një herë bëj një thirrje të fortë … që t’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, i cili ka shkaktuar kaq shumë terror, shkatërrim dhe vdekje”, tha Papa Leo në audiencën e tij javore në Vatikan.
“Bëj thirrje që të gjithë pengjet të lirohen, të arrihet një armëpushim i përhershëm, të mundësohet hyrja e sigurt e ndihmave humanitare dhe të respektohet plotësisht e drejta ndërkombëtare humanitare”, tha ai.


