57-vjeçari dyshohet se ka sulmuar seksualisht një 22-vjeçare në Demir Hisar

Institucionet kompetente po veprojnë për një rast të rëndë në Demir Hisar, pasi ndaj një 57-vjeçari, banor i një fshati të kësaj komune, është ngritur kallëzim penal nën dyshimin për sulm seksual.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut të qytetit në Demir Hisar, ku i dyshuari, i identifikuar me inicialet K.R., dyshohet se ka kryer veprim seksual ndaj një 22-vjeçareje nga Demir Hisari, për të cilën thuhet se ka probleme shëndetësore.
Rasti është denoncuar dje pasdite në SPB Manastir, pas së cilës policia ka nisur ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe mbledhjen e provave.
Nga policia njoftojnë se hetimi është në vijim dhe se pas përfundimit të tij do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtejshme ligjore në përputhje me faktet e konstatuara.



