Zgjedhjet në Venezuelë, SHBA njeh kandidatin e opozitës si fitues

Qeveria amerikane njeh Edmundo González Urrutia-n si fitues të zgjedhjeve presidenciale të Venezuelës.
“Duke pasur parasysh provat, është e qartë për Shtetet e Bashkuara dhe, më e rëndësishmja, për popullin venezuelian se Edmundo González Urrutia fitoi shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës të 28 Korrikut,” tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në një deklaratë .
Qëndrimi I Uashingtonit vjen në mes të përpjekjeve diplomatike për të bindur Maduro-n që të për një rishikim të pavarur të rezultateve.
Zyrtarë qeveritarë nga Brazili, Kolumbia dhe Meksika kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me administratën e Maduros për ta bindur atë se ai duhet të tregojë fletët e numërimit të votave nga zgjedhjet e së dielës dhe të lejojë verifikimin e paanshëm.
Udhëheqësja e opozitës Machado e cila u ndalua të kandidonte për president dhe González iu drejtuan një mbështetësve të tyre në kryeqytetin, Karakas, të martën, por që atëherë ata nuk janë parë në publik.Klan News