26 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë që po shkonin drejt Spanjës

Të paktën 26 persona kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet e Senegalit.

Autoritetet thonë se më shumë se 100 njerëz ishin në bordin e anijes së peshkimit prej druri kur ajo u fundos 4 km pasi ishte nisur, raporton BBC.

Deri më tani, katër persona janë shpëtuar dhe përpjekjet e kërkimit janë duke vazhduar.

Anija ishte nisur nga Mbour, rreth 80 km në jug të kryeqytetit Dakar, me destinacion ishujt Kanarie të Spanjës, të cilët janë në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Vitet e fundit, numri i emigrantëve që largohen nga Afrika Perëndimore përmes Senegalit është rritur.

Kryesisht të rinjtë, që ikin nga konflikti, varfëria dhe papunësia, po nisen në rrugën e rrezikshme të Atlantikut për në ishujt spanjollë, me afro 30,000 ardhje të regjistruara këtë vit.

Spanja është një nga vendet evropiane që pranon më shumë emigrantë, dhe rruga e Detit Mesdhe mbetet më e popullarizuara.

Por një numër në rritje i migrantëve nga Afrika Perëndimore po zgjedhin të udhëtojnë përmes Oqeanit Atlantik për në Ishujt Kanarie.

Pavarësisht nga rreziqet, kjocpërfshin vetëm një hap, në vend se të kalohen edhe shkretëtira e Saharasë dhe Mesdheu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button