24 të vdekur nga një bombë në Pakistan

Të paktën 24 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë lënduar pasi një bombë ka shpërthyer në një stacion treni në Pakistan.

Caku ishte “personeli ushtarak”, ka thënë policia.

Pakistani po përballet me rritje të sulmeve nga militantët separatistë në jug dhe veriperëndim të vendit.

“Deri tash 44 persona janë sjellë në spital”, kanë thënë nga spitali për Reutersin.

Shpërthimi duket se është shkaktuar nga një bombë vetëvrasëse, por deri tash asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button