22 stacione oksigjeni jashtë funksionit në Gaza për shkak të bllokadës izraelite
Autoritetet shëndetësore të enklavës gjithashtu thanë se 12 stacionet që vazhdojnë të funksionojnë po punojnë në “kushte jashtëzakonisht komplekse teknike dhe mekanike”

Të paktën 22 nga 34 stacionet e oksigjenit në Rripin e Gazës janë detyruar të dalin jashtë funksionit, paralajmëroi të shtunën Ministria palestineze e Shëndetësisë, duke deklaruar se edhe objektet e mbetura rrezikojnë të ndalojnë punën për shkak të bllokadës izraelite dhe mungesës së madhe të pjesëve reserve.
Autoritetet shëndetësore të enklavës gjithashtu thanë se 12 stacionet që vazhdojnë të funksionojnë po punojnë në “kushte jashtëzakonisht komplekse teknike dhe mekanike”, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë përmbushjen e nevojave për oksigjen të institucioneve shëndetësore dhe ofruesve të shërbimeve mjekësore.
Ajo shtoi se kapaciteti operacional i stacioneve është “shteruar plotësisht” dhe se ato po punojnë përtej kapacitetit maksimal, ndërsa defektet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
“Vetëm katër nga 30 pajisjet që përdoren për mbushjen e bombolave të oksigjenit kanë mbetur funksionale”, tha ministria, duke paralajmëruar se ato “mund të ndalojnë në çdo moment” pasi ekipet inxhinierike nuk janë në gjendje të kryejnë mirëmbajtjen emergjente.
“Disponueshmëria e oksigjenit nuk është një luks mjekësor, është një vijë jetike për shumë reparte jetike dhe që shpëtojnë jetë”, theksoi ministria.
Ministria paralajmëroi se stacionet e mbetura përballen me “paralizë të plotë”, duke rrezikuar furnizimin me oksigjen të spitaleve dhe pacientëve që marrin trajtim në shtëpi.


