11 të vrarë në sulmin izraelit ndaj kampit të refugjatëve palestinezë në Sidon të Libanit

Të paktën 11 persona u vranë nga një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve palestinezë “Ain al-Hilweh” në qytetin Sidon, në Libanin jugor, njoftoi të martën mbrëma Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ministria tha se katër persona të tjerë u plagosën në sulmin që kishte në shënjestër një qendër brenda kampit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve NNA, drejt qendrës u lëshuan tri raketa.

Ushtria izraelite pretendoi se sulmi kishte në shënjestër anëtarë të Hamasit brenda objektit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button